Policia e Tepelenës ka arrestuar një të ri nga fshati Kalivaç i Memaliajt. Ai është 17-vjeçari K.H. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në aksin rrugor Tepelenë – Krahës, u kap nga shërbimet e qarklimit rrugor duke drejtuar pa leje drejtimi automjetin tip “Toyota”, me targa GJ 7846 B të cilat i përkisnin një mjeti tjetër. Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme për veprën penale “Drejtimi i automjetit në gjendje të dehur apo pa dëshmi”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.