Arrestohet “kaubojsi” i Memaliajt, lëvizte me pistoletë me vete

Nga specialistët e sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në D.V.P Gjirokastër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

Lulëzim Hadëri, 31 vjeç, banues në fshatin Kalivaç, Memaliaj.

Ky shtetas udhëtonte me automjetin tip “Benz”, me targë AA 258 DT, ku pas kontrollit fizik iu gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë e llojit “Beret” dhe 9 fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.

Leave a Reply

Your email address will not be published.