Arrestohet i riu nga Përmeti, kapet duke vjedhur televizorin e një të moshuari (Emri)


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Policia e Përmetit ka arrestuar një të ri për vjedhje. Ai është Emiljano Qyra, 22 vjeç, banues në Përmet. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ai  u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë duke vjedhur banesën e shtetasit M.N, 80 vjeç, banues në Përmet. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një televizor i markës “SONY”. Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja” parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.