Një 50-vjeçar nga Memaliaj është arrestuar nga policia pasi në bahçen e tij iu gjetën 16 rrënjë kanabis. Ngjarja ndodhi një ditë më parë në fshatin Çërilë. Më poshtë njoftimi i policisë Gjirokastër.
Më datë 11.09.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi B.H, vjeç 50, banues në fshatin Çërilë, Memaliaj, pasi në territorin e Njësisë Administrative Memaliaj, Bashkia Memaliaj, në fshatin Çërilë, në bahçe, u gjetën të kultivuara dhe asgjësuan 16 bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa, nga të cilat 5 bimë u sekuestruan me cilësinë e provës materiale. Neni 284 i Kodit Penal.