Një person nga Përmeti është arrestuar në flagrancë nga policia. 36-vjeçarit A.F, banues në Përmet, iu gjet në banesë lëndë narkotike e llojit kanabis sativa. Sipas policisë, ai kishte fshehur në shtëpi 1 kg e 207 gram drogë. Cështja i ka kaluar për hetim Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.