Arrestohen disa tutorë në Greqi, mes tyre edhe shqiptarë

Rekrutonin vajza të varfëra nga Shqipëria e Rumania dhe i detyronin të bëheshin prostituta në Greqi. Policia greke ka arrestuar një grup kriminal që akuzohet për shfrytëzim prostitucioni. Deri tani në Athinë janë arrestuar 12 persona, shtetas grekë, shqiptarë, rumunë, rusë, kazakistanas, gjeorgjianë. Sipas policisë, grupi vepronte prej të paktën dy vjetësh. Rekrutonte femra në nevojë, kryesisht nga Shqipëria e Rumania dhe duke shfrytëzuar gjendjen e tyre të vështirë ekonomike, i fuste në rrugën e prostitucionit. Nëpërmjet web site-ve të ndryshme që kishte krijuar, grupi reklamonte “shërbimet” e femrave dhe pastaj klientët i mbyllnin takimet duke telefonuar në një “call center” që funksiononte në lagje te athinës

Leave a Reply

Your email address will not be published.