Leja për ndërtimin e një HEC-i në fshatin Kolonjë të Gjirokastrës është anuluar. Pas protestave të banorëve qeveria ka bërë një hap pas. Për të komunikuar këtë vendim të rëndësishëm pritet që ditën e mërkurë në mesditë të jetë për takim me banorët ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku, si dhe ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi.
HEC-i i ri planifikohej të ndërtohej mbi përroin e Rehovës, degë e lumit të Kardhiqit. Banorët e 130 familjeve të Kolonjës, që kundërshtuan këtë ndërtim janë shprehur se ngritja e HEC-it do të devijonte një sasi të madhe të ujit të pijshëm dhe atij për vaditje.
Ata protestuan disa herë kundër projektit. Leja për ndërtimin e HEC-it u dha në maj të vitit 2017, me miratim të Ministrisë së Energjitikës. Kompania që qëndronte pas këtij projekti ishte ETT Group Auto sh.p.k.
©argjiroja.net