‘Antena’, PD Gjirokastër i ngre këngë Tritan Shehut si kundërpërgjigje ndaj Tërmet Peçit

Na ndiqni në Facebook dhe Instagram:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Jari ka dy ditë që do të bëjë një status për polemikën e Tritanit me Tërmetin, por nuk po gjente Tritanin. Më në fund i mbërriti një mesazh nga Tritani: Pasi e lexoi mesazhin, vendosi të bëjë një postim:

“Rilindasit e Tepelenës janë hajdutë. Ata duan t’i vjedhin PD-së së Gjirokastrës dhë këngët për Enverin”. Dhe poshtë, vazhdoi shpjegimin:

“Të dashur lexues. Jari ju sqaron!

Kam 48 orë që dua të bëj një koment për këtë polemikën e Tritanit me Tërmetin, dhe më në fund dilemën ma zgjidhi vetë Tritani. Ai më çoi një tekst ku tregon se është në Portugali, në një konferencë që lidh shëndetin mendor me të ardhmen e demokracisë. Ja teksti original, që ua ka shpërndarë dhe gazetave:

“Sot ne Lisbone. Ne sallen e Parlamentit portugez gjate nje mbledhje te organizuar nga Keshilli i Europes.

Nje diskutim ne Komisionin ku une bej pjese, pati diskutime, rekomandime e vendime te rendesishme, reth shendetit mendor per forcimin e demokracise nepermjet thellimit te decentralizimit, rreth nevojave e strategjive te reja te sistemeve shendetesore ne Europe etj. Une pata rastin te shpreh disa nga mendimet e sygjerimet e mia.”

Ky tekst tregon se Tritani është një figurë ndërkombëtare që po bën një studim, që e lidh të ardhmen e demokracisë me shëndetin mendor. Për këtë arsye mendoj se sherri i tij me Tërmetin ka të bëjë me faktin se gjirokastritët gjithnjë dyshojnë se lebërit u vjedhin gjërat, dhe kjo është flagrante në rastin e këngës për Enverin, që këndoi Tërmeti me Golikun.

Për këtë arsye po postoj një këngë që PD e Gjirokastrës i ka ngritur Tritanit, si kundërpërgjigje ndaj Tërmetit:

“Gjirokastër mëmë e gjirit

Seç të mbeti cepi syrit

Lart nga Qafa e pazarit

Ku dëgjon hapat e djalit…

Thotë Argjirua nga kalaja

Pse po llamburit Odaja

S’është Enveri, është Tritani

Qani Ane zeza …qani!”

/Gazeta TemA

Sondazh: Votoni personazhin e vitit 2018 në Gjirokastër (lista me 10 kandidatë)