‘Antena’, Hazbi Kasaj mallkon ata që kanë çmendur Presidentin


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Hazbiu vendosi sot të mallkojë gjithë njerëzit që çmendën Presidentin dhe ja bënë qesharak si personazh.  I futur në krizë, ngaqë ato që thotë Presidenti, ia kalojnë mallkimeve të tij, ai vendosi të mallkojë ata që e katandisën Presidentin në këtë gjendje.

Ti Altin Goxhaj që i ke futur në mendje Sorosin Ilir Metës, t’u bëfshin hunjtë e gardheve vibrator e të hyfshin çdo ditë në prapanicë, që të anëtarësohesh në shoqatat e Sorosit.

Ti që ke zbuluar se Sorosi ka urdhëruar lindjen e Edi Ramës më 4 shkurt, njësoj me SHBA, të lindtë macja e komshiut një bebë që të ngjajë me ty.

Ti Tit Vasili që i tregon atij barcaleta me lugetër në darkë para se ta zërë gjumi, u bëfsh lugat e trembç Nora Malajn.

Ti Nora Malaj që shkon ta zgjuash nga gjumi Presidentin duke kënduar këngën e Baftjarit, ikç nga mendja ishalla dhe këndofsh në grupin e Dule Malindit.

Ti Fatmir Xhafaj që i ke fut frikën Ilir Metës sikur amerikanët e kanë bërë reformën kundër tij, dhe kjo e ka bërë gjysëm njeriu, ishalla të vëntë prap Edi Rama ministër dhe të bëhesh dhe t’i prap gjysmë njeriu.

Ti Fari Balliu që gënjen çdo ditë Ilir Metën, se gjoja ke takuar socialistët dhe ata janë kundër Ramës e pro Metës, të ngelçin në grykë halat e peshkut që ha, dhe hëngërç nga pulat e Gon Dukës që të bëhesh kaps.

Ti Amabsadori Soreca, që nuk i kthen një gisht letër përgjigje Ilir Metës, por e lë atë në ankth gjithë natën, të çofshin prap prokuror në Sicili ta paguash shtrenjtë këtë që po na bën këtu.

Në fund Hazbiu vendosi të bëjë dhe mallkimin për Metën, se pavarësisht fajit të këtyre të tjerëve, ai mban përgjegjësi kryesore për çmendjen.

Ty Ilir Meta t’u bëftë në ëndërr bordellua ime në Këlcyrë e t’u duktë si burg. Ky është mallkimi më i rëndë për burrat. Përtej këtij mallkimi s’ka më keq, se sa të duket vetja si në burg në mes të femrave./ TemA