• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Andi Bushati: Pse Basha e Kryemadhi nuk e rrëzojnë dot Edi Ramën, kryeministri është i pamundshëm

07/01/2020
Andi Bushati: Pse Basha e Kryemadhi nuk e rrëzojnë dot Edi Ramën, kryeministri është i pamundshëm

Andi Bushati u shpreh në studion e Top Channel se në situatën e ndodhur sot opozita e ka të vështirë për ta mundur qeverinë aktuale.

Ai ngriti kritika për opozitën duke thënë se ata nuk kanë bërë një formim radikal dhe të mbanin një qëndrim të tillë në momentin që i dogjën mandatet.

Gjithashtu Bushati u shpreh se me ndihmën e parave të oligarkëve, ndihmën e krimit dhe të gjithë bashkitë e vendit në shërbim të tij, kryeministri Edi Rama është deri diku i parrëzueshëm.

“Këto në këndvështrimin tim janë premtime që bëheshin si gënjeshtrat aty për atyshme, po të shikosh frekuencën e tyre bëhen dy, tri ditë përpara mitingjeve.

Me idenë që këtë herë do ta rrëzojmë dhe do të  mblidhen sa më shumë. Nga njëra anë për mua një regjim siç e quaj unë këtë të Edi Ramës, sot nuk është turp që nuk mund ta përmbysësh dot as me protesta, as me rrugë të dhunshme, as me gjë tjetër.

Këtu unë opozitën në një farë mënyre e amnistoj, ajo ku unë opozitën nuk e amnistoj, është se gjithë këtë kohë, që në pikën që dogji mandatet, ajo nuk ka bërë formim radikal dhe nuk ka ofruar një qëndrim të ndryshëm, që të më bindi mua dhe juve.

Se nëse nesër unë do të vij në pushtet, unë nuk do të sillem njësoj si Edi Rama, si Sali Berisha dhe Fatos Nano dje.

Vetëm një krijim i bindjes që një model  i tillë mund të implementohet, mund ta bëjë alternativë të vërtetë opozitën.

Në qoftë se ne kemi një opozitë  të njëjtë ndaj Edi Ramës, le të jetë edhe me sondazhe 5,7 % para, Rama ja vjedh me Avdylajt, dhe ato metodat e Dibrës dhe Zogut të Tiranës.

Duhet një hop aq i madh transformues, sa unë nuk kam asnjë shpresë, me gjendjen që është sot nuk kam asnjë shpresë”u shpreh Andi Bushati.

I pyetur nga gazetari Denis Dyrnjaja se nëse vendi do të shkonte në zgjedhje të parakohshme, opozita do të ishte e gatshme të rivalizonte partinë aktuale e cila është në krye, përgjigja e Bushatit ishte e prerë jo, sepse sipas tij, në këto kushte që jemi qeveria Rama është e pakonkurrueshme.

“Përgjigja është e prerë jo. Përse jo? Ne i kemi parë zgjedhjet prej 30-të vitesh në Shqipëri balanca pushtet opozitë gjithmonë luan 3, 4, 5 %.

Me mënyrën se si është korracuar Edri Rama, me paratë e oligarkëve me mbështetjen e krimit, dhe me kapjen e çdo institucioni të pavarur në vend, në zgjedhje ai këtë 4-5 % e transformon shumë kollaj.

Pra edhe në qoftë se ne do të kishim një opozitë PD-LSI, që mund ta mundte me zgjedhje të lira dhe të ndershme Edi Ramën.

Në këto kushte që jemi të një pushteti monist me të gjitha bashkitë që kontrollohen nga Edi Rama, është e pamundur që ta mundësh Ramën, me këto 4-5 përqind pikë më shumë.

Prandaj më duket një gjë shumë qesharake që po bëmë këtë kodin zgjedhor që na ka thënë OSBE-ja, dhe ne do ta mundim Edi Ramën.

Nuk është e keqa e Shqipërisë kodi zgjedhor, e keqa e Shqipërisë është lidhja e pushtetit me krimin dhe paratë okulte.

Pa prerë këto dy gjëra pushteti i Edi Ramës është i pa rrëzueshëm”, e përfundoi fjalën e tij Bushati.

Related Posts

Unë, “mercenari” i SPAK, që “parashikova” arrestimin e Ilir Metës
Blog

Unë, “mercenari” i SPAK, që “parashikova” arrestimin e Ilir Metës

06/07/2025
“Shqipëria po largohet nga BE”, Fredi Beleri flet për herë të parë si eurodeputet në PE, përmend edhe Sali Berishën
Blog

Sa mandate i kanë rënë PD-së nga mbështetja e Belerit?

06/07/2025
“Presidenti, Kryeministri dhe Parlamenti grek duhet t’i kërkojnë pardon popullsisë shqiptare të Çamërisë për krimet e bëra!”
Blog

“Presidenti, Kryeministri dhe Parlamenti grek duhet t’i kërkojnë pardon popullsisë shqiptare të Çamërisë për krimet e bëra!”

05/07/2025
The Guardian: Trump Netanyahu dhe Khamenei
Blog

The Guardian: Trump, Netanyahu dhe Khamenei, 3 pleq të zemëruar që mund të na vrasin të gjithëve

15/06/2025
Një sqarim për pasagjerët e verbër të “trenit bullgar” me makinist Sali Berishën
Blog

Një sqarim për pasagjerët e verbër të “trenit bullgar” me makinist Sali Berishën

17/06/2025
Në ndeshjen Shqipëri – Serbi, shqiptarët kanë rastin të tregojnë qytetari
Blog

Në ndeshjen Shqipëri – Serbi, shqiptarët kanë rastin të tregojnë qytetari

06/06/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Parashqevi Simaku thyen heshtjen: Mjaft me shpifje, Zoti do e nxjerrë të vërtetën

Parashqevi Simaku thyen heshtjen: Mjaft me shpifje, Zoti do e nxjerrë të vërtetën

10/07/2025
Bebi nr.3 në rrugë: Rihanna dhe ASAP Rocky zbulojnë një detaj të ëmbël për emrin

Bebi nr.3 në rrugë: Rihanna dhe ASAP Rocky zbulojnë një detaj të ëmbël për emrin

10/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al