Duke komentuar krizën politike në vend dhe përplasjen Rama-Meta për datën e zgjedhjeve, analistët ndajnë mendimin se më 30 qershor do ketë votime, ndërsa po prapë për Lokalet do mbahen zgjedhjet në vjeshtë.
“Votime do ketë më 30 qershor sepse Rama nuk i ikën dot këtij takimi. Kjo histori ka mbaruar se të gjitha palët janë marrosur…por dhe se do kemi dy palë zgjedhje. Në vjeshtë na presin surpriza të tjera”, u shpreh Lorenc Vangjeli në studion e “Opinion”.
Po kështu edhe Andi Bejtja tha se “Rama do bëjë votime me militantët e PS më 30 qershor, por zgjedhje nuk quhen|. Edhe pedagogia Iris Luarasi mendon se më 30 qershor do mbahen votimet.