• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Alketa Vejsiu, kjo piromane që “pushtoi” Sanremon dhe konsideroi herezi eksodin e shqiptarëve

12/02/2020
Alketa Vejsiu, kjo piromane që “pushtoi” Sanremon dhe konsideroi herezi eksodin e shqiptarëve

Nga Rigels Seliman* 

Në filozofi ndrojtja është një ndjenjë turbullues, që ndodh kur ke përpara një njeri të panjohur, njeri me autoritet apo një njeri të seksit të kundërt. E tillë është edhe Alketa Vejsiu, dikur një folëse tek “Top Albania Radio” dhe që sot është shndërruar në një prezantuese që ka kaluar përmasat e lokales. Edhe pse unë Sanremon e ndjek me raste, këtë herë ishte ndryshe, pasi ishte jubile, duke qenë se mbushi 70 vjet, por edhe për faktin se një prezantuese shqiptare do ngjitej në skenën e “Ariston”.

Ndodhi ajo që ishte paralajmëruar kohë më parë, teksa Alketa Vejsiu moderoi disa minuta në natën e dytë të Sanremo-s së bashku me prezantuesin ikon Amadeus dhe showgirl-in Georgina Rodriguez. Performanca e Alektetës ishte deri diku e mirë, ndonse në komunikimin e saj verbal dhe joverbal shihej qartë që ajo ishte një prezantuese në miniaturë dhe e kapur nga ndjenja e inferioritetit. Dreq ta hajë se kuptoj se pse ne shqiptarët jemi kaq inferior kur vjen puna para të huajve? Por megjithatë nuk po humb kohë dhe po shruaj edhe unë ato dy fjalë që kam për të thënë për Sanremon e sivjetshëm dhe Alketën.

Kjo e fundit përveçse ishte në një shok emocional, hypjen e saj në Sanremo e konisideroi fundin e botës apo mollën e ndaluar, që vetëm ajo pati guximin ta bënte. Deri diku të moderosh spektakle të kësaj natyre është një arritje, por jo në ato përmasa sikundër e shiti Alketa dhe media pranë saj këtë fakt. Është e vërtet që një ditë para se Alketa të dilte të prezantonte krah Amadeusit dhe ikonë Georgina Rodrigez, por edhe disa ditë pas, nuk hapnin dot mediat shqiptare dhe rrjetet sociale se çdo lajm që i përkiste kulturës apo aktualitetit flisinin për të.

Madje, të jemi të sinqertë prezenca e Akletës në Sanremo u pasqyrua edhe në disa media italiane. Por vetëm kaq! Boll më me glorifikim për dikë, sikundër është rasti i Alketës që inferioritetin e saj e ka përdorur për të “pushtuar” evente dhe spektakle të ndryshme në Shqipëri. Alekta mund është e denjë për të qenë një prezantuese lokale dhe jo botërore siç po ndodh së fundmi me të. E dini ju që ndryshe nga Alketa, showgiril Georgina Rodrigez pushtoi mediat botërore nga Argjentina e largët dhe shtetet rrëzë Andeve pa oksigjen, deri në Amerikë se Itali, Francë, madje edhe Britani e Madhe dhe Spanjë, po e po. Mirëpo, edhe pse për znj. Rodrigez buçitën mediat, askush nuk i dha hapsirë asaj.

Megjithatë, mua nuk.më intereson kjo gjë. Jam tejet i shqetësuar nga mënyra se si Alketa me inferioritetin e saj, e konsideroi herezi largimin e qytetarëve shqiptarë nga Shqipëria, sidomos pas viteve ’90. Gjatë monologut të saj në Sanremo, ajo e shiti kauzën shqiptare si një popull i sfilitur dhe që u dynd në Itali përmes varkave, skafeve e anijeve, për një jetë më të mirë.

Po patjetër që kudo ka eksod dhe ky fenomen nuk është monopol i Shqipërisë, pasi edhd gjermanët lindor iu turrën Gjermanisë Perendimore, pasi ra muri i Berlinit. Ndërkohë, emigrimi zonja Vejsiu është më shumë se aktual edhe në shtete më të fuqishme se Shqipëria, si Greqia, Kroacia, Polonia apo Çekia. Kështu që, edhe pse këto vende janë kapur nga kjo dukuri si eksodi, askush nga qytetarët e tyre nuk ulin vendin e tyre, në shkallën më inferiore sikundër veprove ti gjatë pseudomonologut dhe italishtes së rrjedhjshme, që artikulohet përshkak se ishe inferiore dhe jo në habitatin tënd, sikundër është “Ariston” dhe Sanremo.

Kështu që, Alketa duhet ta kuptosh se emigrimi nuk është herezi, sikundër e theksove ti në monolog, vetëm e vetëm që për 10 minuta në Sanremo të fitoje zemrat e italianëve dhe audiencës që shikonte këtë event, në mënyrë që këta të fundit të thoshnin: Çfarë vajze e pafajshme kjo shqiptarja, paska vuajtur dhe t’i japim një mundësi ta glorofikojmë atë”. Madje, kulmi i hipokrizisë arriti, teksa gjatë monologut të saj, ajo zbuloi në Sanremo se Alekta Vejsiu ishte e vetmja femër që theu tabunë në Shqipëri, duke prezantuar një festival këngësh sikundër ishte ai i RTSH, që më herët gjasme është kontrolluar nga meshkujt.

Po pse moj Alketa bëhesh hipokrite dhe gënjeshtare? Po Ana Gojla, Jonida Maliqi, Ledina Çelo, Blerta Tafani, Floriana Garo, Liberta Spahiu, Xhesika Berberi, Marinela Meta, Klea Huta, Floriana Garo, Hygerta Sako, Enkeleida Zeko, Jonida Maliqi, Mirela Naska, Miriam Cani, Elsa Lila, Elsa Lila apo Yllka Mujo, etj nuk ishin femra që kishin prezantuar festivalet e RTSH në Shqipëri. Kështu që, piromania Alketa mos harro një gjë: “Njeriu në punë shet krahët, por jo dinjitetin sikundër bëre ti duke “gënjyer” përmes monologut tënd në Sanremo”. Alketa, ti dhe media pranë teje vërtetë mund të pretendoni se jeni ikonë, por për mua je dhe do të mbahesh mend si një qënie inferiore piromane që “pushtove” Sanremon dhe e konsiderove herezi eksodin e shqiptarëve. Boll më me kësisoj fabulash artificale.

* (Shkrimi nuk përfaqaqëson linjën tonë editoriale si portal dhe qëndrimin që kemi mbajtur për këtë cështje) 

Related Posts

“Presidenti, Kryeministri dhe Parlamenti grek duhet t’i kërkojnë pardon popullsisë shqiptare të Çamërisë për krimet e bëra!”
Blog

“Presidenti, Kryeministri dhe Parlamenti grek duhet t’i kërkojnë pardon popullsisë shqiptare të Çamërisë për krimet e bëra!”

05/07/2025
The Guardian: Trump Netanyahu dhe Khamenei
Blog

The Guardian: Trump, Netanyahu dhe Khamenei, 3 pleq të zemëruar që mund të na vrasin të gjithëve

15/06/2025
Një sqarim për pasagjerët e verbër të “trenit bullgar” me makinist Sali Berishën
Blog

Një sqarim për pasagjerët e verbër të “trenit bullgar” me makinist Sali Berishën

17/06/2025
Në ndeshjen Shqipëri – Serbi, shqiptarët kanë rastin të tregojnë qytetari
Blog

Në ndeshjen Shqipëri – Serbi, shqiptarët kanë rastin të tregojnë qytetari

06/06/2025
Dhe pastaj Parashqevinë e përpiu përsëri harresa…
Blog

Dhe pastaj Parashqevinë e përpiu përsëri harresa…

05/06/2025
Unë, nga sot (e në vazhdim), jam me Edi Ramën!
Blog

Unë, nga sot (e në vazhdim), jam me Edi Ramën!

18/05/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Trishtim në hip-hop: Ndërron jetë Young Noble, reperi i grupit legjendar “Outlawz”

Trishtim në hip-hop: Ndërron jetë Young Noble, reperi i grupit legjendar “Outlawz”

05/07/2025
Netanyahu ka ushtruar presion mbi shërbimet e sigurisë për të shtyrë dëshminë në gjyqin e korrupsionit

Netanyahu ka ushtruar presion mbi shërbimet e sigurisë për të shtyrë dëshminë në gjyqin e korrupsionit

05/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al