Alarmante/ 62 viktima nga aksidentet në Shqipëri në 4 muajt e parë të vitit


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Mund të konsiderohet si një bilanc lufte, statistikat e publikuara nga INSTAT, në lidhje me aksidentet e ndodhura në këto 6 muaj në rrugët e Shqipërisë. Janë 62 viktima vetëm këtë vit si pasojë e aksidenteve rrugore, ndërkohë që shkak i këtyre aksidenteve vazhdon të mbetet, sjellja e drejtuesve të mjeteve.

Ky katër mujor sipas statistikave ka shënuar rritje të aksidenteve rrugore në krahasim me katërmujorin e vitit të kaluar.

Në muajin prill 2019 numërohen 112 aksidente rrugore nga 134 aksidente të ndodhura në prill 2018, duke u ulur, ndërsa për sa i përket llogaritjeve për katër muajt e parë, ky vit rezulton me 630 aksidente, ndërsa vitin e shkuar me 651.

Gjithashtu sipas të dhënave zyrtare numri i të aksidentuarve brenda prillit është 147 persona nga 168 që ishte një vit më parë, kurse numri i të vdekurve është 14 persona duke mbetur i pandryshuar, krahasuar me prillin 2018.

Mosha e drejtuesve të përfshirë në aksident është 25-35 vjeç.

Tirana mban numrit më të lartë të aksidenteve të shënuara, e ndjekur më pas nga Durrësi, Lezha dhe Fieri.

Ndërsa për sa i përket numrit të viktimave rezulton se në Tiranë ka pasur më shumë aksidente me pasojë vdekjen, e ndjekur nga Shkodra dhe Fieri.