Në rrugët e brendshme të Gjirokastrës pothuajse është pastruar dëbora sa për të kaluar automjetet, por rreziku më i madh është ende aty. Rrugët e pastruara janë mbuluar nga ngricat sepse nuk është hedhur kripë. Më problematike është situata në lagjet e sipërme, madje duke filluar që nga vendi i njohur si Postblloku. Temperaturat nën zero gjatë natës kanë krijuar mbi rrugë një sipërfaqe gati të qelqtë. Në kushtet kur Bashkia Gjirokastër nuk po hedh kripë në këto rrugë, ato paraqesin rrezik jo vetëm për automjetet, por edhe për këmbësorët. Argjirolajm.net sjell video dhe foto që ilustrojnë rrezikun me të cilin do duhet të përballeni nëse tentoni të kaloni këtej. Përpara se të niseni, mendohuni mirë!
©argjiroja.net