Dasho Alikos, që akuzoi Flamur Golemin se po ushtron presion ndaj mësuesve, i është përgjigjur Bledar Kaci, kryetari i PS-së në Gjirokastër. Përmes një postimi në Facebook, Kaci thotë se akuzat e Dasho Alikos janë të pavërteta. Më poshtë reagimi i tij i plotë.
Dëshpërimit të kryetarit të PD Gjirokastër, që ngelën rrugëve si parti, nuk kemi ç’i bëjmë. Ama sa herë të thonë të pavërteta do të reagojmë. Kandidati Flamur Golemi nuk ka zhvilluar ndonjë takim me mësues të Gjirokastrës. Rrjedhimisht s’ka si të ketë ushtruar presion ndaj tyre ashtu siç pretendon kryetari i PD-së. Takimin e sotëm e ka patur me artistë të qytetit. Nesër pasdite, jashtë orarit zyrtar, është programuar takim me mësuesit. Nëse kryetari i PD-së kërkon të jetë i pranishëm, bujrum le të vijë. Koha kur mësuesit përdoreshin si mish për top perëndoi bashkë me pushtetin e PD-së në 2013. Ajo kohë nuk kthehet më, as PD-ja në pushtet. Mirë që nuk hytë në zgjedhje nga frika e humbjes, por të pakten mos thoni të pavërteta.