Një aksident rrugor ndodhi pak orë më parë në aksin Memaliaj-Krahës, në afërsi të fshatit Toç, Memaliaj.Automjeti tip “VolksWagen” është përplasur me autobuzin e linjës Sarandë–Elbasan. Për pasojë janë plagosur 8 persona, mes tyre në gjendje të rëndë një vajzë rrreth 20 vjec, me inicialet SH.XH. Burime të Argjirolajm.net thonë se aktualisht në spitalin’Omer Nishani’ në Gjirokastër ndodhen të shtruar 8 persona. Vajza në gjendje të rëndë është transportuar me helikopter drejt Tiranës. I plagosur rëndë ka mbetur dhe drejtuesi i autoveturës shtetasi E.K. Në videon më poshtë shihet helikopteri teksa po merr nga Gjirokastra vajzën e cila ndodhet në gjendje kritike për jetën.