Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që është regjistruar mëngjesin e sotëm. Ngjarja ka ndodhur në orën 06:20, në segmentin rrugor ku punohet për Bypass-in e Tepelenës, ndërsa viktima është Ylli Ruçi 49 vjeç, banues në Memaliaj.
Ai ishte punëtor në firmën GPG që po ndërtonte Bypass-in. Për ngjarjen kanë filluar hetimet, ndërsa paraprakisht nga grupi hetimor pohohet se Ylli Ruçit i ka rrëshkitur aksidentalisht makina tip “Benz” teksa ishte duke fjetur duke përfunduar në greminë. Report Tv thotë se i aksidentuari për vdekje është babai i personit që grabiti me armë një bankë të nivelit të dytë në Tepelenë disa muaj më parë, Kristo Ruçit.
Punimet për zgjerimin e rrugës kanë nisur katër muaj më parë duke shkaktuar probleme për drejtuesit e mjeteve që qarkullojnë në këtë aks./ Report Tv