Një aksident është regjistruar sot në aksin Levan-Fier. Në aksident janë përfshirë dy automjete, tip ‘Benz’ me targa TR 8256S dhe GJ 5956A. Nga të dhënat paraprake mësohet se shkak i përplasjes është bërë parakalimi i gabuar i njërit prej mjeteve.
Po ashtu mësohet se nga përplasja i lënduar ka mbetur një nga drejtuesit e mjeteve. Ai është dërguar me ambulancë drejt Tiranës. Siç shihet edhe nga fotoja, makina me targa Gjirokastra është dëmtuar shumë në pjesën e përparme, ndërsa në rrugë është derdhur edhe vaji i makinës.
Aksidenti solli edhe bllokimin e aksit rrugor për gati 30 minuta, duke krijuar edhe radhë të gjatë, për shkak edhe të fluksit për sezonin turistik. Është dashur ndërhyrja e policisë për të normalizuar situatën në rrugë, pasi radha e mjeteve ka qenë e gjatë.