Një aksident i trefishtë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë pranë Kordhocës. Për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona: Olsi Buzheri, 23 vjeç, banues në Lazarat dhe Besnik Kordha, 64 vjeç, banues në Tepelenë. Ata ndodhen në spitalin ‘Omer Nishani’ për ndihmë mjekësore. Policia thotë se për momentin janë jashtë rrezikut për jetën. Burime të ArgjiroLajm.net tregojnë se dyshohet që 64-vjeçari Besnik Kordha të ketë thyer shtyllën kurrizore. Sidoqoftë ekzaminimet mjekësore po vijojnë dhe pritet që më vonë të qartësohen gjërat.
© ArgjiroLajm.net