Policia e Gjirokastrës ka reaguar për aksidentin që ndodhi mesditën e sotme në Këlcyrë. Sipas një njoftimi paraprak, nuk kemi të bëjmë me viktima, por vetëm ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit. Fatmirësisht ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Më poshtë njoftimi i plotë.
Njoftohemi se në rrugën rurale të fshatit Leskaj, Bashkia Këlcyrë, mjeti i drejtuar nga shtetasi L.Xh. ka dalë nga rruga. Si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën vetë drejtuesi i automjetit. U njoftua shërbimi i urgjencës së spitalit. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.