Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një 48-vjecar nga Libohova, i cili një ditë më parë u drejtonte një automjet që u aksidentua pranë fshatit Lugar në Dropull.
“Më datë 17.10.2017, nga shërbimet e qarkullimit rrugor u arrestua në flagrancë shtetasi. B.K 48 vjeç, banues në Libohovë, pasi. Në aksin rrugor nacional Kakavije – Gjirokastër, në vendin e quajtur “Lugar”, duke drejtuar mjetin tip “Mercedes Benz”, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga, si pasojë janë dëmtuar dy pasagjerët, shtetasit F.K dhe J.P, banues në Libohovë, të cilët janë dërguar për mjekim në Spitalin “Omer Nishani” Gjirokastër, thuhet në njoftimin e policisë Gjirokastër.