Aksidenti/ Ish-kryebashkiaku i Sarandës mesazh ngushëllimi për të riun që ndërroi jetë në spitalin e Gjirokastrës: Si ike kaq herët nga jeta, Visi


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Ervis Taka, 33 vjeç nuk ka mundur t’i shpëtojë plagëve pas një aksidenti të ndodhur sot në aksin Tepelenë-Fier duke ndërruar jetë në spital.

I riu nga Saranda u përplas me motor me një automjet dhe megjithëse u bë çdo tentativë për ta shpëtuar dhe madje edhe një helikopter u thirr për transportin, nuk mundi të mbijetonte.

Pas vdekjes së tij miqtë dhe të njohur kanë postuar mesazhe prekëse. Një prej tyre është ish-kryebashkiaku i Sarandës Stefan Çipa, i cili thotë se dita e sotme ishte një ditë e zezë për 33-vjeçarin, familjen dhe miqtë.

“Çfarë dit e zezë kjo e sotme Visi për ty, familjen tende, dhe në miqte e tu! Si ike kaq herët nga jeta, nuk mund ta besojmë! Kishe kaq ëndrra dhe dëshira për jetën! Lamtumirë miku ynë i dashur! Do jetosh gjithmonë në zemrat tona!”, shkruan Çipa.