Aksidenti i rëndë, helikopteri merr nga Gjirokastra vajzën 20-vjeçare (VIDEO)


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Një aksident rrugor ndodhi pak orë më parë në aksin Memaliaj-Krahës, në afërsi të fshatit Toç, Memaliaj. Nga të dhënat e para mësohet se një cift ndodhet në gjendje kritike për jetën. Ata janë transportuar drejt Tiranës me helikopter. Automjeti tip “VolksWagen” është përplasur me autobuzin e linjës Sarandë–Elbasan.

Shtetësja me iniciale Sh.Xh, 20 vjec u transportua fillimisht në spitalin rajonal të Gjirokastrës, por për shkak të gjendjes kritike u dërgua drejt Tiranës me helikopter. Gjithashtu është dëmtuar rëndëdhe drejtuesi i autoveturës shtetasi E.K.

Pasagjerët e furgonit po marrin ndihmë mjeksore por nuk raportohet për persona në gjendje të rëndë. Nga te dhenat e deritanishme mesohet numri i të plagosurve në spitalin e Gjirokastrës është 8.