Detaje të reja kanë dalë lidhur me aksidentinj e mbrëmshëm në aksin Elbasan -Tiranë, ku një person humbi jetën.
Mësohet se viktima është Elton Maçolli 42 Vjeç, vëllai i deputetes së PS, Blerina Gjylameti.
42-vjeçari punonte në bazën ajrore të helikopterëve në Farkë.
Kujtojmë se aksidenti i rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në tunelin Tiranë-Elbasan, ku makina e Maçollit pas një përplasjes me një maune shpërtheu në flakë.
Makina tip “Seat” me të cilën udhëtonte 42-vjeçari ishte e pajisur me impiant gazi dhe dhe pas përplasjes ka shpëthyer në flakë.