Pas një aksidenti të rëndë pasditen e djeshme në Vorë, është ndarë nga jeta në lule të rinisë, kryetarja e FRESH në Njësinë 6, Rajselda Hamza, rreth 22 vjeçe.
Policia njoftoi se në rrugën dytësore Vorë-Tiranë një furgon që shërbente për transport mallrash me drejtues shtetasin A.K.,rreth 28 vjeç ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me bordurën e rrugës.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë pasagjerja e mjetit e cila prej dëmtimeve të rënda të shkaktuara nuk është identifikuar, ndërsa drejtuesi i mjetit ndodhet në SQUT nën kujdesin mjekësor në gjendje kritike për jetën.0b213d67-
Sot, të shumtë kanë qenë miqtë dhe kolegët e saj të cilët i kanë lënë mesazhe prekëse në Facebook, duke mos gjetur dot fjalë për ikjen e saj të parakohshme. E reja është përcjellë për në banesën e fundit në orën 16:00.