Një aksident automobilistik i trefishtë ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës. Të plagosur kanë mbetur dy shtetas nga Gjirokastra. Sipas policisë aksidentin e ka shkaktuar 45-vjeçari A.K nga Durrësi, i cili drejtonte në gjendje të dehur mjetin tip ‘Benz’. Ai është përplasur me mjetin foristadë tip “Hyundai”, me drejtues L.B, vjeç 28, banues në Gjirokastër dhe me mjetin tjetër tip “Ford”, me drejtues E.S, vjeç 30, banues në Kamëz. Të aksidentuar kanë mbetur drejtuesi i ‘Fordit’, shtetasi E.S dhe pasagjeri Sh.B, 32 vjeç nga Gjirokastra. Për fat të mirë ata janë jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë policia ka arrestuar shtetasin A.K nga Durrësi si shkaktarin e këtij aksidenti të trefishtë.
©ArgjiroLajm.net