Tragjike, ndërron jetë vajza e aksidentuar në Tepelenë. 7 të plagosur të tjerë kurohen në spitalin e Gjirokastrës


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Nuk i ka mbijetuar dot plagëve të marra në aksident. 18-vjecarja Shqiponja Xhafa ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë. Burime të Argjirolajm.net thonë se pavarësisht përpjekjes së mjekëve, vajza nga Ksamili nuk ia doli dot të qëndronte në jetë. Ajo u aksidentua sot në në aksin Memaliaj-Krahës, në afërsi të fshatit Toç bashke me 8 persona të tjere. Makina me të cilën ajo udhëtonte bashkë me të fejuarin e saj, u përplas nga një furgon të linjës Sarandë-Elbsan. Bashkë me shtetasin Syrja Brahimi, 54 vjec, vajza u transportua me helikoter drejt Tiranës. 

Personat e tjera që u plagosën nga ky aksident dhe po marrin ndihmë mjekësore në spitalin e Gjirokastrës janë:

Endrikejd Kapa, 17 vjec

Sokol Brahimi, 26 vjec (i fejuari i 18-vjecares Xhafa)

Petrit Rapaj, 56 vjec

Hanko Mara, 52 vjec

Zergjin Sina, 62 vjec

Fatmir Selfaj, 60 vjec

Robert Aliko, 55 vjec