Një aksident rrugor ndodhi pak orë më parë në aksin Memaliaj-Krahës, në afërsi të fshatit Toç, Memaliaj.Automjeti tip “VolksWagen” është përplasur me autobuzin e linjës Sarandë–Elbasan. Për pasojë janë plagosur 8 persona, mes tyre në gjendje të rëndë një vajzë 18-vjecare dhe një burrë i moshës
Argjirolajm.net mëson të tjera detaje nga aksidenti i rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm në aksin Memaliaj-Krahës, në afërsi të fshatit Toç. Nga spitali i Gjirokastrës janë transportuar drejt Tiranës në gjendje të rëndë dy persona. Vajza 18-vjecare nga Ksamili, Shqiponja Xhafa dhe shtetasi Syrja Brahimi, 54 vjec. Argjirolajm.net sjell foto nga momenti kur dy të plagosurit po vendoseshin në helikopterin e ulur në stadiumin ‘Gjirokastra’. Të plagosurit e tjerë janë
Endrikejd Kapa, 17 vjec
Sokol Brahimi, 26 vjec (i fejuari i 18-vjecares Xhafa)
Petrit Rapaj, 56 vjec
Hanko Mara, 52 vjec
Zergjin Sina, 62 vjec
Fatmir Selfaj, 60 vjec
Robert Aliko, 55 vjec
Cifti i të fejuarve udhëtonin bashkë në automjetin tip “Wolswagen’ që u përplas me furgonin e linjës Sarandë-Elbasan. Të plagosurit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin ndihmë mjekësore në spitalin e Gjirokastrës.