Një aksident ka ndodhur në Sarandë. Sipas policisë shtetësja V.H, 33 vjeç, banuese në Ukrainë, teksa ishte duke drejtuar motorin tip “Kymco” ka humbur kontrollin, duke u përplasur me bordurën e rrugës. Për pasojë janë dëmtuar ajo vetë dhe djali saj, shtetasi Y. H., vjeç 8, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.
© ArgjiroLajm.net