Një aksident ka ndodhur në Sarandë. Policia thotë se shtetasi R.M, 33 vjeç, banues në fshatin Gjashtë, duke drejtuar makinën tip ‘BMW’, është përplasur me motorin tip “Dayang”, me drejtues shtetasin F.M., vjeç 33, banues në Sarandë, i cili është dëmtuar dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Policia ka bërë kallëzim në Prokurori për drejtuesin e ‘BMW-së’ si shkaktari i këtij aksidenti.
© ArgjiroLajm.net