Një aksident ka ndodhur në qytetin e Sarandës. Policia thotë se shtetasi F.S, 69 vjeç, banues në Sarandë, duke drejtuar motorin tip Dayang“, pa targë, është përplasur me mjetin tip “Toyota“, me drejtues shtetasin A.K., vjeç 46, banues në Delvinë. Ngjarja ndodhi në rrugën ‘Skënderbeu’. Si pasojë e përplasjes ka mbetur i dëmtuar shtetasi F.S., i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Policia ka referuar çështjen në Prokurorinë e Sarandës.
© ArgjiroLajm.net