Aksident në Sarandë, dy të plagosur nga përplasja mes ‘Benzit’ me ‘Volswagenit’

Një aksident ka ndodhur në Qafën e Gjashtës, Sarandë. Policia thotë se nga përplasja e dy automjeteve kanë mbetur të plagosur dy persona, por që fatmirësisht ata ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Shtetasi B.B., 38 vjeç, banues në Delvinë, duke drejtuar mjetin tip ‘Volswagen’, në rrugën ‘Skënderbeu’ është përplasur me makinën tip ‘Benz’, që drejtohej nga 21-vjeçari, G.O, banues në Sarandë. Ky i fundit u largua nga vendi i ngjarjes. Për pasojë nga ky aksident kanë mbetur të dëmtuar lehtë pasagjeret në mjetin tip “Benz”;  shtetasit A.M., dhe M.B., vjeç 46 e 20, banues në Delvinë, të cilët kanë marrë ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën, thuhet në njoftimin e policisë. Ndërkohë që ngjarja është referuar në Prokurorinë e Sarandës.

©ArgjiroLajm.net