Një aksident ka ndodhur në rrugën Sarandë-Butrint. Policia thotë se është bërë kallëzim në Prokurori për shtetasin S.N, 56 vjeç, banues në fshatin Çukë, pasi tek vendi i quajtur “Qafa e Hartës“, duke drejtuar mjetin tip “Benz” , ky shtetas ka goditur mjetin tip “Benz”, me drejtues K.K., vjeç 32, banues në Ksamil, dhe është larguar. Policia po punon për kapjen e tij.
©ArgjiroLajm.net