Një aksident ka ndodhur në rrugën Vlorë-Sarandë, në vendin e quajtur ‘Shata’. Policia thotë se shtetasi O.B, 31 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Renault”, ka dalë nga rruga dhe për pasojë është plagosur vetë bashkë me pasagjeren M.B, 30 vjeçe, banuesë në Vlorë. Fatmirësisht ata janë jashtë rrezikut për jetën dhe aktualisht ndodhen në spitalin e Vlorës. Ndërkohë që policia i ka komunikuar arrestin në flagrancë shoferit të makinës.
© ArgjiroLajm.net