Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një 56-vjeçar. Ai është shtetasi Janul Nasi, banues në Përmet.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në rrugën nacionale Përmet–Carshovë, duke drejtuar mjetin tip “Sllon”,pa targa ,pa leje drejtimi dhe në gjëndje të dehur është përplasur me mjetin tip “Mercedes Benz”, me targa AA 316 JH, me drejtues shtetasin R.Xh, duke i shkaktuar dëme të lehta materiale.
Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet për veprime të mëtejshme, neni 290 i Kodit Penal