Viktima i aksidentit me vdekje i ndodhur këtë pasdite në Levan–Tepelenë është Alket Mehmetaj, banues në fshatin Cakran të Fierit.
Incidenti që i ka marrë jetën 48-vjeçarit është regjistruar rreth orës 16:20, në autostradën Levan–Tepelenë, në fshatin Buzmadh.
Mjeti tip “Range Rover” me targë “AA 007 RB”. që drejtohej nga A.A., 55 vjeç banues në Vlorë, është përplasur me mjetin tip “Benz” që drejtohej nga 48-vjeçari.
Përplasja ka qenë e fuqishme dhe Mehmetaj nuk ka mundur të mbijetojë.
Ndërkohë, policia bën me dije se është shoqëruar në komisariatin e policisë së Fierit A.A. dhe po kryhen veprimet procedurale. Ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.