Aksident në Gjirokastër, plagoset një grua

Një aksident ka ndodhur në Gjirokastër. Policia thotë se shtetasi Y.N, 39 vjeç, banues në Gjirokastër,duke drejtuar mjetin tip “Nissan”, ka aksidentuar shtetasen H.XH, vjeç 56, banuese në Gjirokastër, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Ndaj 39-vjeçarit është bërë kallëzim në Prokurori. Kjo e fundit po heton rrethanat e ngjarjes.

©ArgjiroLajm.net