Një aksident i rëndë ka ndodhur sot paradite në hyrje të qytetit të Gjirokastrës, pikërisht në rrugën nacionale Gjirokastër- Tepelenë. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, e për pasojë një prej drejtuesve të automjeteve ka mbetur i plagosur lehtë. Ai është dërguar menjëherë në spitalin rajonal “Omer Nishani”. ArgjiroLajm.net sjell pamje nga vendi i ngjarjes. Shihni videon më poshtë.
© ArgjiroLajm.net