Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur mesditën e sotme në rrugën Gjirokastër-Sarandë, pranë Syrit të Kaltër.
Siç shihet nga pamjet e siguruara nga argjiroja.net janë përplasur dy automjete. Raportohet për të plagosur, të cilët janë dërguar për ndihmë në spitalin e Sarandës.
Ndërkohë shkak i aksidentit janë bërë reshjet e shiut dhe rrëshqitja e dherave. Si pasojë e aksidentit është bllokuar edhe trafiku në këtë zonë.