Dy persona kanë humbur jetën në një aksident të rëndë që ka ndodhur në orët e para ditës në Lushnje.
Policia njoftoi:
“Në datën 20.08.2019, rreth orës 02:20, në aksin rrugor Fier-Lushnje, në fshatin Savër, është përplasur automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin E.Gj, 29 vjeç, banues në Pirrë, Lushnje, me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin I.T, 64 vjeç, banues në Rrapëz, Lushnje.
Për pasojë kanë ndërruar jetë shtetasi I.T dhe pasagjerja që ndodhej me të në mjet.
Po punohet për identifikimin e shtetases që ka ndërruar jetë.
Eshtë shoqëruar shtetasi E.Gj dhe po kryen veprimet proceduriale për arrestimin e tij.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje”.