Dy automjete janë përplasur në hyrje të autostradës Fier-Vlorë, ku si pasojë tre persona janë dëmtuar.
Ngjarja ka ndodhur pak më parë, ndërsa policia e Vlorës konfirmon se tre të plagosurit janë shoqëruar në spital, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Siç mund të vihet re nga pamjet, njëra prej automjeteve është kthyer përmbys në mes të autostradës, ndërsa mjeti tjetër ka rënë në anë të rrugës. Në vendngjarje ka shkuar ambulanca, e cila ka transportuar dy femrat dhe një mashkull, të cilët kanë pësuar dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit. Sipas dëshmitarëve, personi mashkull i aksidentuar nuk i ndiente më këmbët. Ende nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar aksidentin.