Një aksident me vdekje u shënua në orët e vona të së martës në fshatin Vajkan të Fierit. Viktima është Shpëtim Isufi i cili po udhëtonte me biçikletë. Ai është goditur nga një automjet që ecte me shpejtësi. Përplasja ka qenë shumë e fortë ku për pasojë Shpëtim Isufi ka ndërruar jetë, ndërsa drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes.
Informacion paraprak i policisë:
Sot rreth orës 21:35, në aksin rrugor Lushnje –Fier, në vendin e quajtur “Vajkan” një mjet i paidentifikuar ka goditur shtetasin Sh.I, 63 vjeç, banues në Fier, i cili po udhëtonte me biçikletë.
Drejtuesi i mjetit pas aksidentit është larguar nga vendngjarja.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e mjetit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.