Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në orët e para të mëngjesit të djeshëm, ku një makinë është përplasur me një motor. Më konkretisht aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Sarandë-Çukë në vendin e quajtur “Oazi”. Një mjet tip “’Benz ML”, ka përplasur një mjet motorr tip “Lifan” të drejtuar prej shtetasit E.H..
Për pasojë kanë mbetur të plagosur 24-vjeçari K.M., 24 vjeç, banues ne Delvinë pasagjer në mjetin motor, dhe vetë drejtuesi i motorit E.H., 31 vjeç, banues në Metoq,Sarandë.
Të plagosurit po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore në spitalin e Sarandës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Nga ana e policisë u bë shoqërimi i drejtuesit të mjetit tip “Benz”, R.R., 18 vjeç, për të vijuar me veprimet e mëtejshme hetimore.