Një aksident i rëndë ka ndodhur në zonën e Skelës në Vlorë. Një grua 75-vjeçare është përplasur nga një makinë, duke marrë plagë të rënda .
Kësisoj, e moshuara është dërguar me urgjencë në spital. Ndërkohë, në vendngjarje kanë shkuar edhe forcat e policisë, për të hetuar për zbardhjen e plotë të aksidentit.