Aksident i trefishtë në Krahës të Tepelenës


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Një tjetër aksident ka ndodhur në fshatin Kras të Tepelenës, ku janë përplasur 3 makina. Fatmirësisht nga ky aksident nuk ka patur persona të lënduar rëndë por vetëm tronditje.

Ndërkohë dëmet materiale janë të mëdha si pasojë e përplasjes së fortë . Në aksident janë përfshirë një automjet tip ‘Benz’ një ‘Volkswagen’ si dhe një furgon malli. Dyshohet se shkak i këtij aksidenti mund të jetë bërë shpejtësia dhe parakalimi i gabuar i automjeteve të përfshira në aksident.

Ndërkohë policia po heton në lidhje me zbardhjen e plotë të këtij aksidenti. Shihni pamjet që sjell Argjirolajm.net