Një i ri nga Gjirokastra ka aksidentuar një person në Kavajë. Sipas policisë, shtetasi E.K., vjeç 23, banues në Gjirokastër, teksa ishte duke drejtuar mjetin tip ‘Renault’ në rrugën ‘Indrit Cara’ në qytetin e Kavajës, ka përplasur shtetasin S.P, 68 vjeç. Ky i fundit ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Policia ka bërë kallëzim në Prokurorinë e Kavajës për të riun nga Gjirokastra. Rrethanat e ngjarjes nuk dihen ende.
© ArgjiroLajm.net