Aksident i rëndë tek “Pushimi i Shoferit”, përplasen 3 makina


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Tre makina janë përfshirë në një aksident rrugor në autostradën Fier-Lushnje. Ngjarja ka ndodhur pranë kryqëzimit të njohur si “Pushimi i Shoferit”.

Nga përplasja, dy mjete mësohet se kanë përfunduar në kanal, ndërsa një automjet është larguar nga vendi i ngjarjes.

Për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona, të cilët janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për aksidentin.