Një aksident rrugor u raportua pak orë më parë në aksin Memaliaj-Krahës, në afërsi të fshatit Toç, Memaliaj.
Është përplasur një automjet tip “VolksWagen” me autobuzin e linjës Sarandë–Elbasan.
Fillimisht u raportua se një grua kishte vdekur por bëhet me dije se shtetësja me iniciale Sh.Xh ndodhet në reanimacion në Spitalin Rajonal “Omer Nishani”, Gjirokastër.
Gjithashtu është dëmtuar rëndëdhe drejtuesi i autoveturës shtetasi E.K.
Pasagjerët e autobusit po marrin ndihmë mjeksore por nuk raportohet për persona në gjendje të rëndë.