Aksident i rëndë në Këlcyrë, makina bie në greminë nga një lartësi 8 metra


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Policia e Gjirokastrës ka reaguar për aksidentin që ndodhi mesditën e sotme në Këlcyrë. Sipas një njoftimi paraprak, nuk kemi të bëjmë me viktima, por vetëm ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit. Fatmirësisht ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Më poshtë njoftimi i plotë. 

Njoftohemi se në rrugën rurale të fshatit Leskaj, Bashkia Këlcyrë, mjeti i drejtuar nga shtetasi L.Xh. ka dalë nga rruga. Si pasojë është dëmtuar  dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën vetë drejtuesi i automjetit. U njoftua shërbimi i urgjencës së spitalit. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.