Një 11-vjeçar mbeti i plagosur në Fier pasditen e sotme pasi u përplas nga një automjet. Aksidenti u shënua në orën 15:10 në rrugën Fier-Seman, në fshatin Fermë Çlirim.
“Shtetasi A.Xh, 33 vjeç, banues në Seman, duke drejtuar mjetin tip “Skoda”, ka aksidentuar shtetasin e mitur M.G, 11 vjeç, banues në fshatin Dërmënas Fier, të cilin e ka shoqëruar në Spitalin Rajonal Fier” informon policia.
I mituri pas marrjes së ndihmës së parë në spitalin e Fierit u dërgua në Spitalin e Traumës Tiranë për mjekim më të specializuar. Policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit dhe po kryhen veprimet proceduriale . Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.